Konferenca Vjetore “Week of Woman” – Java e Grave

Shkolla Asdreni Pejë > Konferenca Vjetore “Week of Woman” – Java e Grave

Drejtoresha e Shkollës, Z. Agime Lajqi ishte pjesëmarrëse aktive në konferencën përmbyllës të aktivitetit “Week of  Woman” , ku edhe u certifikua për plotësimin e aktiviteteve dhe kurrikulës që rrjedhin nga ky organizim. Tema përmbyllëse e vitit 2024 ishte “Udhëhiq me Gjithëpërfshirje: Ndërthurja e Politikës me Ekonominë” që u fokusua në domosdoshmërinë për ndërthurjen në mes të lidershipit gjithëpërfshirës, politikës dhe ekonomisë, dhe ndikimin e tyre në formimin e shoqërive të shëndosha. Udhëheqja gjithëpërfshirëse është çelësi për sigurimin e kohezionit social, rritjes ekonomike dhe forcimin e qeverisjes demokratike.

 

Java e Grave (WoW) është një ngjarje vjetore mbarëkombëtare që mbledh, në një mjedis multietnik, më shumë se 120 gra dhe burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, media dhe akademia, me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve lokale të grave udhëheqëse të afta për të marrë pozita më të mëdha drejtuese. Gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, WoW është bërë një vend kritik për debatin e politikave dhe diskutimin intensiv me udhëheqësit kryesorë dhe zyrtarët e zgjedhur.  WoW mundëson pjesëmarrësve të kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e tyre, duke përparuar njëkohësisht dhe duke ndriçuar në qendër të vëmendjes lidershipin e grave. Aktiviteti përkrahet nga USAID – Kosovë.

Postimet e ngjajshme

Arkiva