Turneu Memorial në disiplinën e shahut në kujtim të nxënësit tonë të dashur, Aron Mazrekaj

Shkolla Asdreni Pejë > Turneu Memorial në disiplinën e shahut në kujtim të nxënësit tonë të dashur, Aron Mazrekaj
Me shumë respekt dhe emocione, në ambientet e shkollës sonë u mbajt Turneu Memorial në disiplinën e shahut në kujtim të nxënësit tonë të dashur, Aron Mazrekaj.
Ky aktivitet sportiv nuk ishte vetëm një garë, por një moment bashkimi, reflektimi dhe kujtimi për një nxënës që la gjurmë të pashlyeshme tek shokët, mësuesit dhe gjithë komuniteti shkollor. Aroni ishte shembull i përkushtimit, mirësjelljes dhe respektit – një nxënës model në të gjitha aspektet: në mësime, në sport dhe në sjellje.
Përmes këtij turneu, ne jo vetëm që nderuam kujtimin e tij, por edhe forcuam vlerat që ai përfaqësonte: shoqërinë, bashkëpunimin, ndershmërinë dhe dashurinë për shkollën.
Faleminderit të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe organizatorëve që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti me dinjitet dhe respekt.
Nxënësit fitues që u shpërblyen me medalje dhe mirënjohje janë:
Vendi i parë- Malti Rexhaj
Vendi i dytë-Diell Myftari
Vendi i tretë-Bertina Berisha
Fondacioni Humanitar Aron Mazrekaj faleminderit për përkrahjën , ju jeni pjesë e shkollës tonë gjithmonë!

Postimet e ngjajshme