Shkolla Asdreni Pejë > Pavarësia e Kosovës
Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, nxënësit e klasës 5/1, së bashku me mësuesen Elmaze Pajaziti, përgatitën një program artistik me vlera të mëdha edukative dhe atdhetare.
Përmes këngëve, recitimeve dhe interpretimeve, ata shprehën respekt dhe mirënjohje për dëshmorët e Pejës dhe sakrificën e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky program ishte dëshmi e përkushtimit, dashurisë për atdheun dhe krenarisë që ndjejmë për historinë tonë. Ishte një emocion i veçantë të shihje nxënësit duke përcjellë mesazhe kaq të fuqishme me zemër dhe dinjitet.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Gëzuar Dita e Pavarësisë!

Postimet e ngjajshme